Imazhi special i Microsoft për Windows 10 (Video)

Si për çdo version tjetër të Windows, Microsoft ka krijuar një imazh special për desktopin e Windows 10.

Auto & Tek

27/06/2015 17:35

Përderisa Microsoft kishte krijuar imazhe të bukura për Windows 8 dhe Windows Vista, imazhi për Windows 10 përdorë logon e Windows njëjtë si në Windows 7.

Por, kjo logo nuk është e vjetër, aspak. Microsoft udhëtoi për në një studio në San Francisko për të krijuar logon e Windows në një pamje të mahnitshme duke dalur nga drita, transmeton Lajmi.net.

8877e3e82a953bc16a6d1f9367609216512368fb

Kompania përdori kamera të kualitetit të lartë, laserë dhe projektorë për të krijuar imazhin e ri i cili do të përdoret në miliona PC të cilët do të shiten me Windows 10.

Rezultati është logoja e famshme e Windows duke dalë nga një dritë shumë e shndritshme. Ky imazh do të fillojë të shfaqet në desktop menjëherë pasi Windows 10 të fillojë të shitet më 29 korrik, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon nga punimi i këtij imazhi: