Imazhi i fshehur në Google Maps shfaqë Androidin duke urinuar mbi Apple

Në një copë të vogël toke në terrenin e Google Maps në jug të qytetit Pakistanez të Ravalpindit është gjetur një imazh i çuditshëm i robotit Android duke urinuar mbi logon e Apple.

Auto & Tek

24/04/2015 17:08

Imazhi, i shtuar nga një punonjës i Google apo ofrues i të dhënave, mbetet ende i dukshëm në vetë Google Maps.

Ulix0DL

Përderisa disa pjesë të të dhënave të hartave në Google janë të editueshme, informacioni bazë i terrenit nuk gjendet, duke sugjeruar se kushdo që e ka futur këtë imazh ka qasje të privilegjuar – dhe ndoshta ka menduar se nuk do të vërehet, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, është gjetur se edhe në disa terrene të tjera ka mbishkrime të çuditshme. Cila është mënyra për t’i futur këto të dhëna në harta? Si nuk i ka vërejtur Google këto? Kur do të largohen? Google nuk ishte në gjendje për të komentuar pyetjet e gazetarëve dje.