Imazhe fascinuese nga shteti më i izoluar në botë |FOTO GALERI|
Fotografi Mark Edward Harris ka përfunduar udhëtimin e tij në Korenë e Veirut në fund të vitit të kaluar, vetëm pak kohë para se ky vend t'i mbyllte kufinjtë nga frika e virusit Ebola. Ndalimi i vizitorëve të huaj vazhdon ende.

Fun
Harris thotë se atje ka vërejtur shumë ndryshime që nga vizita e tij e parë në vitin 1997, këto ndryshime ai i sheh si shumë pozitive. “Duke lënë anash peshën e krizës ekonomike për shkak të embargos ndërkombëtare, dikur rrugët e Pyongjangut ishin tërësisht të zbrazëta, kurse tani ato janë përplot vetura – madje edhe taksitë tani ekzistojnë atj” rrëfen ai.
Ai për mediat ka përzgjedhur 17 fotografitë e tij të parapëlqyera, të cilat i ka shkrepur gjatë kohës së tij në Kore të Veriut. Libri i fundit nga Harris “Korea Veriore” është përzgjedhur si libri më i mirë i vitit në garën e çmimit ndërkombëtarë për fotografi. /lajmi.net