Imamoglu nga burgu: Kombi do t’i jep qeverisë një shuplakë të paharrueshme
Mesazhin e tij të parë nga burgjet Silivri e dërgoi kryetari i burgosur i Stambollit Ekrem Imamoglu, duke iu referuar pjesëmarrjes së lartë në votat e brendshme partiake në Partinë Popullore Republikane (CHP) për të marrë nominimin për zgjedhjet presidenciale në vend 2028. “Këto votime do të ngrihen dhe kombi do t’i japë kësaj qeverie…

Lajme
Mesazhin e tij të parë nga burgjet Silivri e dërgoi kryetari i burgosur i Stambollit Ekrem Imamoglu, duke iu referuar pjesëmarrjes së lartë në votat e brendshme partiake në Partinë Popullore Republikane (CHP) për të marrë nominimin për zgjedhjet presidenciale në vend 2028.
“Këto votime do të ngrihen dhe kombi do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme,” tha ai, raporton ANA-MPA, përcjellë KosovaPress.
“Dëshiroj të ndaj me ju një lajm nga burgu Silviri që më gëzoi shumë. Pati një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet presidenciale të Partisë sonë Republikane Popullore. 15 milionë qytetarë tanë votuan. Dhjetëra miliona njerëz të këtij vendi, të plagosur nga tirania qeveritare, një ekonomi e rrënuar, meritokracia dhe paligjshmëria, vrapuan në kutitë e votimit. Ata i thanë Erdoganit “mjaft është”. Këto votime do të ngrihen dhe kombi do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme”.
Duke folur në tubimin e përditshëm të protestës përpara bashkisë së Stambollit, kryetari i Partisë Popullore Republikane Ozgyur Özel tha se mbi 14 milionë e 850 mijë qytetarë në të gjithë vendin dolën në qendrat e votimit për të shprehur mbështetjen e tyre për Ekrem Imamoglu.
Kryetari opozitar i Stambollit është pezulluar nga detyra dhe është dërguar në burg për korrupsion, katër ditë pasi arrestimi i tij shkaktoi një valë protestash të papara në Turqi për 12 vjet.
Kryetari i bashkisë, i cili është kundërshtari kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, u dërgua në një burg në perëndim të Stambollit, së bashku me disa bashkëpandehur.
Imamoglu, i cili denoncoi akuzat “imorale dhe të pabaza” kundër tij, u pezullua gjithashtu nga detyra, thanë autoritetet turke.
Një gjykatës urdhëroi arrestimin e kryebashkiakut mëngjesin e sotëm, të cilin Partia Popullore Republikane opozitare, së cilës i përket Imamoglu, e përshkroi si një “grusht-shtet politik”. Avokatët e tij njoftuan se do të apelojnë vendimin.
Arrestimi i Imamoglu nxiti protesta në Turqi, me qindra njerëz të arrestuar në nëntë qytete. Mbështetësit e opozitës kanë thënë se protestat do të vazhdojnë.