Iliri xhentil me vajzat, masazhon Monikën dhe ju dhuron puthje Arjolës e Einxhelit

Iliri ditëve të fundit e ka shijuar këtë rrugëtim në qetësi dhe shumë pozitivitet.

ShowBiz

07/02/2022 14:05

Pas disa puthjeve dhuruar Arjolës dhe Monikës, Iliri ka vazhduar sërish me ‘përkëdhelje’, shkruan lajmi.net.

Ai është kujdesur sërish për vajzat para se ato të flinin gjumë.

Së pari i ka bërë një masazh Monikës dhe më pas ai ka dhuruar ‘puthje’ për Arjolën dhe Einxheli.

Iliri si duket ka bërë paqe dhe nuk po dëshiron që ditët e fundit para finales t’i kalojë me debate.

Kujtojmë se Iliri dhe Einxheli nuk kanë pasur raporte të mira bashkë por që së fundi kanë qetësuar gjakrat./Lajmi.net/