Ilir Latifi ‘gjunjëzohet’ nga Oezdemir

Luftëtari me prejardhje nga Kosova, Ilir Latifi, është mundur mbrëmë në UFC, në duelin me Volkan Oezdemir.

Sport

11/08/2019 07:57

Latifi me pasaportën suedeze, është mposhtur nga zvicerani Oezdemir, në UFC Montevideo, në Urugai, në një duel të top 10-ës.

Kosovari pati një moment të mirë kur arriti ta shtrinte në tapet zviceranin, duke ia kapur njërën këmbë, por Oezdemir ia doli të rikthehej, duke dhënë disa goditje të mira me bërryl dhe gju, shkruan lajmi.net.

Syri i djathtë i Latifit filloi të kishte probleme qysh në raundin e parë, kurse Oezdemir kontrollonte oktogonin duke dhënë goditje të sakta, përcjell me një mbrojtje të shkëlqyer.

Latifi regjistron një rekord 14-7, kurse Volkan Oezdemir 16-4. /Lajmi.net/