Ilir Daja dhe skemat e Ballkanit, Lumbardh Dellova realizoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë

Skuadra e Ballkanit dje shënoi një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultatin e thellë 7 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës. Që nga ardhja e Ilir Dajës, futbollistët e klubit nga Suhaerka po ‘instalojnë’ skema interesante, si gjatë lojës ashtu edhe në ekzekutimin e gjuajtjeve…

Sport

24/04/2023 11:12

Skuadra e Ballkanit dje shënoi një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultatin e thellë 7 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.

Që nga ardhja e Ilir Dajës, futbollistët e klubit nga Suhaerka po ‘instalojnë’ skema interesante, si gjatë lojës ashtu edhe në ekzekutimin e gjuajtjeve të lira, shkruan Lajmi.net

Golin e dytë në ndeshjen ndaj ekipit mitrovicas, Lumbardh Dellova e realizoi nga gjuajtja e lirë, nga një distanca kogja e largët. Dhe ishte një skemë e përgatitur në mënyrën më të mirë për ta hutuar portierin kundërshtar.

Ballkani me fitoren e djeshme vazhdon kryesimin në tabelë me 61 pikë, vetëm një më shumë se vendi i dytë, Drita (60)./Lajmi.net/