Ilir Blakçori fiton çmimin e artë për veprën “Heroinat”

Ideatori dhe krijuesi i veprës “Heroinat”, Ilir Blakçori është shpallur fitues i çmimit të artë i “A' Design Award and Competition” në Milano.

ShowBiz

14/04/2014 22:53

Ky çmim Blakçorit i është ndarë në kategorinë për arkitekturë, ndërtim dhe dizajn struktural, për projektin “Heroinat”.

“A’ Award and Competitions janë të gëzuar që të ndajnë lajmin se dizajni ‘Heroinat’ nga Ilir Blakçori ka fituar çmimin e famshëm “Golden A’ Design Award” për Arkitekturë,

Ndërtim dhe Dizajn Struktural”, thuhet në njoftimin për media të kësaj gare, raporton Koha.net.

Ky çmim, artistit nga Kosova iu nda nga gjyqtarë ndërkombëtarë në një konkurrencë tejet të fortë, në mesin e mijëra dizajneve.

Gara “A’ Design Award and Competition” është një prej garave më të mëdha të dizajnit në mbarë botën.