Ilicic apo Dybala? Cassano ka një favorit të madh

Antonio Cassano ka dhënë disa komente lidhur me dy lojtarët e Serie A, Josip Ilicic e Paulo Dybala.

Sport

19/03/2020 21:18

Slloveni Ilicic po kalon në një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Atalanta, duke shkëlqyer si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Lojëra të mira ka pasur edhe Paulo Dybala, edhe pse jo të nivelit që Ilicic ka kaluar së fundmi.

Kështu mendon edh Cassano, i cili e sheh si shumë më të mirë sllovenin sesa argjentinasin e Juventus.

“Nëse do ta takonte Gian Piero Gasperinin 10 vite më parë, Ilicic do të ishte një nga pesë lojtarët më të mirë në botë” ka thënë Cassano, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk ka hapësira në shtyp vetëm sepse luan me Atalanta: nëse do të ishte te Juventus, në vend të Dybala, në këtë kohë e gjithë bota do të fliste për të. Nëse shohim në tri vitet e fundit çfarë ka bërë Ilicic dhe çfarë Dybala, slloveni fiton 10:0” ka shtuar italiani.

Josip Ilicic pati një paraqitje spektakolare edhe në Ligën e Kampionëve, kundër Valencia, kur shënoi katër gola. /Lajmi.net/