Ilda Bejleri: Edhe ne kemi bërë shumë për Kosovën dhe do vazhdojmë 

Ilda Bejleri ka folur për ndihmat që po i ofrohen Shqipërisë.

ShowBiz

02/12/2019 09:48

Moderatorja e njohur shqiptare, Ilda Bejleri, është treguar edhe njëherë e hapur me ndjekësit e saj në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo në Instagram u ka dhënë hapsirë të shprehin mendimet e tyre ndërsa i ka falënderuar të gjithë ata që po japin kontribut për Shqipërinë pas tërmeteve.

Dikush prej tyre i ka thënë se pa Kosovë nuk ka Shqipëri pasi shqiptari di vetëm të vjedhi dhe nuk ka munguar reagimi i Ildës e cila ka thënë se edhe Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën dhe do vazhdojë ta bëjë./Lajmi.net/