Ilaz Mjaku dhe Armend Misini marrin mbështetje unanime për t’u bërë pjesë Komitetin Ekzekutiv të FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Ferizajt dhe Gjilanit kanë dhënë mbështetje unanime për kandidaturat e Ilaz Mjakut dhe Armend Misinit, të propozuar si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026–2030. Në postimin e tij, Ademi thekson se angazhimi i…

Sport

17/01/2026 18:28

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Ferizajt dhe Gjilanit kanë dhënë mbështetje unanime për kandidaturat e Ilaz Mjakut dhe Armend Misinit, të propozuar si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026–2030.

Në postimin e tij, Ademi thekson se angazhimi i vazhdueshëm i Mjakut dhe Misinit, si dhe kontributi i tyre në regjionet përkatëse në shërbim të klubeve dhe zhvillimit të futbollit, janë vlerësuar lart nga delegatët.

Kandidaturat e tyre do të paraqiten për votim edhe në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, i cili pritet të mbahet më 5 shkurt.

“Mbështetja e delegatëve tregon besimin në përkushtimin e tyre për zhvillimin e futbollit në të gjithë vendin dhe angazhimin për të përmirësuar kushtet për klubet dhe sportdashësit,” shkruan Ademi./lajmi.net/