Ilaçet e reja për foshnjat me HIV kanë shije të dredhëzës

Rreth 80 mijë fëmijë vdesin nga HIV çdo vit dhe ilaçet kundër tij janë të hidhura dhe të vështira për tu përbirë.

Fun

01/12/2020 14:37

Formula e parë dolutegravir, një medikament i rëndësishëm për fëmijët dhe foshnjat me HIV, do të jetë në dispozicion për përdorim, shkruan “NewYorkTimes”.

Kompanitë farmaceutike kanë ardhur në një marrëveshje që të prodhojnë një lloj të ri të këtij ilaçi, por me shije dredhëze që të jetë më e lehtë për fëmijët që ta konsumojnë, transmeton lajmi.net.

Këto tableta do të treten në ujë ose lëng frutash që të mund të konsumohet nga foshnjat.

Çdo vit rreth 160 mijë fëmijë infektohen me HIV dhe shumica infektohen gjatë lindjes ose ushqimit me qumështin e nënës nga nënat që nuk e dinë se janë të infektuara.

Pa testim dhe trajtim, gjysma e këtyre foshnjave vdesin para moshës 2 vjeçare. Pra 80 mijë të tjerë përballen me këtë sëmundje.

Fëmijët është vështirë të trajtohen, pasi që shumica e medikamenteve kanë shije të hidhur. Pra produktet për medikimin e foshnjave janë minimale, dhe tentativat e mëparshme për të krijuar një ilaç të ri kanë qenë jo shumë efikase.

Vitin e kaluar një medikament i ngjashëm është prezantuar, duke kushtuar rreth 365 dollarë në vit, por ky produkt do të kushtoj rreth 36 dollarë në vit.

Meqenëse shumica e këtyre rasteve janë nga Afrika, një çmim i ulët i ilaçeve është një lajm shumë i mirë për të gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. /Lajmi.net/