IKShPK tregon disa mënyra efektive për t’u mbrojtur nga rrezatimi ultravioletë i diellit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje të vazhdueshme për kujdes dhe mbrojtje ndaj rrezatimit ultraviolet nga dielli, i cili çdo vit shkakton më shumë se 1.5 milion raste të kancerit të lëkurës globalisht. Në një njoftim të fundit për publikun në rrjetin social Facebook, IKShPK ka rekomanduar disa mënyra efektive…

Lajme

28/06/2025 17:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje të vazhdueshme për kujdes dhe mbrojtje ndaj rrezatimit ultraviolet nga dielli, i cili çdo vit shkakton më shumë se 1.5 milion raste të kancerit të lëkurës globalisht.

Në një njoftim të fundit për publikun në rrjetin social Facebook, IKShPK ka rekomanduar disa mënyra efektive për të parandaluar dëmtimin nga dielli, duke përfshirë kërkimin e hijeve, përdorimin e veshjeve mbrojtëse, syzeve të diellit dhe kapelave, si dhe aplikimin e rregullt të kremit kundër diellit.

“Për t’u mbrojtur: Kërkoni hije, vishni veshje mbrojtëse, bartni syze dielli dhe vendosni kapelë, si dhe aplikoni krem kundër diellit”, thuhet në postimin e IKShPK.

Postimi i plotë i IKSHPK-së: