IKSHPK: Rasti i parë i Lijës së Majmunëve ka përfunduar periudhën e izolimit, s’ka rast tjetër
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rasti i importuar me LijënM [Mpox] dhe rastet e kontaktit kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe monitorimit. IKSHPK përmes një postimi në Facebook thotë se që nga 26 dhjetori 2024 nuk është konfirmuar asnjë rast tjetër i LijësM në Kosovë. Pacienti i infektuar dhe personat…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rasti i importuar me LijënM [Mpox] dhe rastet e kontaktit kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe monitorimit.
IKSHPK përmes një postimi në Facebook thotë se që nga 26 dhjetori 2024 nuk është konfirmuar asnjë rast tjetër i LijësM në Kosovë.
Pacienti i infektuar dhe personat e kontaktit i janë kthyer normalitetit, kurse IPSHK potencon se po vazhdojnë të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me Mpox dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend.
“Rasti me LijënM është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK”./Lajmi.net/