IKSHPK: Nënlloji H3N2 i Gripit A dominon në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka analizuar virusin e Gripit A në 22 mostra të marra nga fundi i dhjetorit deri në janar. Nga këto mostra, 82% ishin të nënllojit H3N2 dhe 18% H1N1. Të gjitha rastet H3N2 i përkasin një grupi që tashmë qarkullon në të gjithë Evropën dhe në shumë…

Lajme

12/02/2026 21:12

Nga këto mostra, 82% ishin të nënllojit H3N2 dhe 18% H1N1. Të gjitha rastet H3N2 i përkasin një grupi që tashmë qarkullon në të gjithë Evropën dhe në shumë vende të botës.

Sipas ekspertëve, edhe pse ky virus ka ndryshime gjenetike krahasuar me vaksinën e përdorur, vaksinat sezonale ofrojnë mbrojtje prej 52–57% dhe ndihmojnë në zvogëlimin e infeksioneve.

IKSHPK thekson rëndësinë e mbikëqyrjes së gripit dhe të vaksinimit për të mbrojtur popullatën, sidomos gjatë stinëve të ftohta.

Njoftimi i plotë: