Ikona e MMA McGregor dëshiron të blejë Liverpool – pretendon se ka ‘kërkuar informacion’ për situatën
Ikona e MMA, Conor McGregor ka thënë se dëshiron ta blejë skuadrën e Liverpool. Ditëve të fundit, Liverpool po qëndron në qendër të vëmendjes, pasi klubi është vënë në shitje. Disa emra kanë filluar të shihen si blerës të mundshëm, dhe mes tyre së fundmi është shtuar edhe Conor McGregor. Irlandezi ka reaguar vet përmes…

Sport
Ikona e MMA, Conor McGregor ka thënë se dëshiron ta blejë skuadrën e Liverpool.
Ditëve të fundit, Liverpool po qëndron në qendër të vëmendjes, pasi klubi është vënë në shitje.
Disa emra kanë filluar të shihen si blerës të mundshëm, dhe mes tyre së fundmi është shtuar edhe Conor McGregor.
Irlandezi ka reaguar vet përmes ‘Twitter’, duke insistuar se madje ka kërkuar informacione lidhur me procesin.
“Do të doja! Kam kërkuar informacione për këtë, po”, ka thënë McGregor, në një postim ku një tifoz i kërkon atij ta blejë skuadrën e Liverpool, përcjell lajmi.net.
“Sapo kam dëgjuar. Çfarë ngjarje! Çfarë klubi!”, shtoi tutje ai.
McGregor nuk ka mjete financiare për të blerë një klub më vete, por teorikisht mund të bashkohet me një partneritet me investitorë të tjerë, ashtu siç kanë bërë sportistët e tjerë. Lojtari i NBA-së, LeBron James, për shembull, ka një aksion në FSG të pronarëve të Liverpool. /Lajmi.net/