Ikën Busquets?
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Ai kërkohet nga katër klube të mëdha të Premierligës.
Sport
Sergio Busquets është një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës. Mirëpo, ai mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, mesfushori ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha nga Premierliga si Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.
Secili nga këto klube do të konsiderojë mundësinë e blerjes së Busquetsit në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, largimi i tij nga Camp Nou nuk do të jetë aspak i lehtë sepse mesfushori është një prej futbollistëve të dalë nga akademia e klubit dhe është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të trajnerit Luis Enrique.