IKD-ja nesër dorëzon në Kuvend nismën qytetare për ndryshimin e Kodit Penal

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të dorëzojë nesër në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të IKD-së, aktiviteti do të mbahet më 26 tetor, duke filluar nga ora 11:20, te hyrja e Kuvendit të Kosovës, në anën e sheshit. Pas…

Lajme

25/10/2026 17:26

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të dorëzojë nesër në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të IKD-së, aktiviteti do të mbahet më 26 tetor, duke filluar nga ora 11:20, te hyrja e Kuvendit të Kosovës, në anën e sheshit.

Pas dorëzimit të nismës, përfaqësuesit e IKD-së do të prononcohen për media.

IKD-ja ka ftuar mediet që ta përcjellin këtë aktivitet. /Lajmi.net/