Igli Tare: Correa dëshiron të largohet nga Lazio, Interi është një opsion

Para ndeshjes hapëse të edicionit të ri të Lazios në ligë kundër Empolit, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për Sky Sport për situatën e sulmuesit Joaquin Correa.

Sport

21/08/2021 22:29

Fjalët e drejtorit sportiv të Lazios para ndeshjes kundër Empoli ishin se Correa dëshiron të largohet nga skuadra dhe Inter është një opsion për të.

“Correa dëshiron të largohet nga Lazio. Interi është një mundësi”, është shprehur Igli Tare.

Siç konfirmohet nga drejtori sportiv i Lazios, Tare, në fakt, Interi është në kontakt me klubin e Lazios për blerjen e Joaquín Correas pasi lojtari dëshiron qëndrimin në Itali.

“Correa dëshiron të largohet nga Lazio, ekziston një mundësi me Interin. Të shohim në orët e ardhshme, por për ne ai është një lojtar i rëndësishëm. Nuk varet nga ne, por nga Interi dhe pastaj do të shohim” ka theksuar Tare.

Nëse lëndimi i rëndë i Thuramit konfirmohet, ‘Nerazzurri’ mund të shtyjë edhe më tepër përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin argjentinas.

Interi dëshiron të ulë kërkesat e presidentit të Lazios, Lotitos, dhe të arrijë vlerën prej 30 milionë eurosh, si shifër e përshtatshme për vlerën e lojtarit. Nëse Lazio nuk i ul kërkesat e tyre, Inter mund të shkojë në kërkim të zgjidhjeve të reja për sulmin e tyre, raporton Gianluca Di Marzio. /Lajmi.net