Idrizi asiston në barazimin e Shalkes

Mesfushori, Blendi Idrizi ka vazhduar të jetë protagonistë në barazimin e Shalkes. Shalke barazoi me Greuther Furth me rezultat 2:2 në Bundesligën 2, shkruan lajmi.net. Idrizi asistoi në golin e parë të kësaj ndeshjes. Keke Topp shënoi pas një asistimi të mesfushorit nga Kosova. 25-vjeçar në katër ndeshjet e fundit ka një gol e dy…

Sport

15/12/2023 21:15

Mesfushori, Blendi Idrizi ka vazhduar të jetë protagonistë në barazimin e Shalkes.

Shalke barazoi me Greuther Furth me rezultat 2:2 në Bundesligën 2, shkruan lajmi.net.

Idrizi asistoi në golin e parë të kësaj ndeshjes.

Keke Topp shënoi pas një asistimi të mesfushorit nga Kosova.

25-vjeçar në katër ndeshjet e fundit ka një gol e dy asistime.

Ai në fakt ka vetëm gjashtë paraqitje këtë edicion për Schalken, por po e gjen formën gradualisht.

Idrizi në këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.1. /Lajmi.net/