Icardi refuzon Napolin, ky është plani i tij për klubin e ri
Mauro Icardi vazhdon të jetë futbollist i përfolur në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sport
Mauro Icardi nuk dëshiron të transferohet në Napoli.
Ylli argjentinas është nxjerrë në shitje nga Inter pasi trajneri i ri Antonio Conte nuk e konsideron si futbollist të rëndësishëm në projektin e tij.
Mirëpo, “Sky Sport” shkruan se Icardi ka refuzuar interesimin nga rivali i Serie A, Napoli, përcjell lajmi.net.
Kjo për shkak se ai ende shpreson në një transferim te rivali tjetër, Juventus.
Madje, raportohet se Icardi është i gatshëm të qëndrojë në Inter deri në janar vetëm që pastaj të arrijë të nënshkruajë me “Bianconerët” që aktualisht janë të bllokuar nga shitja e disa futbollistëve për të financuar blerjen e tij. /Lajmi.net/