Icardi nuk mbetet në PSG, kthehet në Serie A te rivali direkt i Interit

Mauro Icardi mund të kthehet përsëri në Serie A.

Sport

09/01/2020 09:31

Mauro Icardi është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Paris Saint-Germain.

Ish kapiteni i Interit ka nisur mbarë aventurën e tij te skuadra kampione nga Ligue 1.

Mirëpo, ai ka konfirmuar se nuk e ka të sigurt qëndrimin në Parc des Princes pas përfundimit të këtij sezoni.

Në ndërkohë, mediat italiane raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Serie A, transmeton lajmi.net.

Icardi vazhdon të jetë objektiv i Juventusit që kishte shfaqur interesim për transferimin e tij edhe para se argjentinasi të kalonte në Paris. /Lajmi.net/