Icardi meriton dajak
Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka kritikuar ashpër sulmuesin e Interit, Mauro Icardi që e ‘vodhi’ të dashurën e shokut të tij, sulmuesit të Catanias, Maxi Lopez. Lopez ishte në lidhje me bukuroshen Wanda Nara kur Icardi filloi të shoqërohej me ta, para se në fund t’ia rrëmbente atë. Maradona thotë se Icardi nuk…

Sport
Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka kritikuar ashpër sulmuesin e Interit, Mauro Icardi që e ‘vodhi’ të dashurën e shokut të tij, sulmuesit të Catanias, Maxi Lopez.
Lopez ishte në lidhje me bukuroshen Wanda Nara kur Icardi filloi të shoqërohej me ta, para se në fund t’ia rrëmbente atë.
Maradona thotë se Icardi nuk do të shpëtonte lehtë nëse do ta kishte bërë këtë në kohën kur ai ishte futbollist.
“Në kohën time nëse e ke shikuar të dashurën e një shoku, ke ngrënë grushte nga të gjithë me radhë”, deklaroi Maradona.
“Për mua Icardi është një tradhtar. Shkoi në shtëpinë e Maxit, u bë kinse është shok i tyre dhe në fund ia vodhi të dashurën. Kjo është tradhti. Në kohën time do të kishte ngrënë dajak”, shtoi ‘Pibe de Oro’.
Icardi vazhdon t’i shijojë pushimet dimërore së bashku me Wandan, kurse Maxi ende nuk është deklaruar në lidhje me çështjen.