Icardi ka klauzolë anti-Juventus në kontratën e huazimit te PSG
Juventus do ta ketë shumë të vështirë, thuajse të pamundur, të sigurojë shërbimet e Mauro Icardi.
Sport
Inter kanë vënë një klauzolë ani-Juventus në kontratën që ka dërguar Mauro Icardin në huazim te Paris Saint Germain, raporton ‘Tuttsport’, transmeton lajmi.net.
Shuma e caktuar për transferimin e Icardi është caktuar të jetë 70 milionë euro, por ajo do të rritet në 85 milionë nëse PSG syon ta blejë kartonin e lojtarit për ta shitur te një tjetër klub italian.
Juve në anën tjetër nuk planifikojnë të paguajnë të gjithë shumën e parave, nëse bëjnë ndonjë lëvizje për lojtarin.
Miralem Pjanic shihet të jetë pjesa e këmbimit që do të mbulonte një pjesë të kërkesave. /Lajmi.net/