Ibrahimovic: Topi i Artë, i vështirë

Sulmuesi i Suedisë dhe Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic pranon se e ka të vështirë të shpallet fitues i Topit të Artë 2014 pasi nuk mori pjesë në Kampionatin botëror.

Sport

30/10/2014 22:22

Zlatan Ibrahimovic është në mesin e 23 futbollistëve që përbëjnë listën e gjerë të kandidatëve për Topin e Artë 2014.

Por, sulmuesi i Suedisë dhe Paris Saint-Germain nuk pret të jetë fitues i çmimit të futbollistit më të mirë në botë për vitin 2014.

“Besoj se kam zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën time”, deklaroi Ibrahimovic për “ESPN”.

“Topi i Artë? Është një prej objektivave në karrierën time, por do të jetë e vështirë ta fitoj për shkak se nuk kam marrë pjesë në Kampionatin botëror”, u shpreh ai.

Suedia e Ibrahimovicit u mposht në ndeshjet e barazhit nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.