Ibrahimovic ose Ronaldo? Leao zbulon me cilin sulmues preferon të luajë
Ylli i AC Milanit, Rafael Leao është një ndër futbollistët e rrallë që i bie të luajë pranë dy legjendave, Zlatan Ibrahimovic te skuadra italiane dhe Cristiano Ronaldo te Kombëtarja e Portugalisë.

Sport
Portugezi është duke shkëlqyer këtë sezon me Milanin dhe falë paraqitjeve të shkëlqyera ka fituar vendin në listën e Portugalisë, transmeton lajmi.net.
Në konferencë për shtyp, Leao ka zgjedhur Ronaldon para suedezit, duke thënë se është futbollisti që e admiron më së shumti.
“Janë dy lojtarë të shkëlqyer që i admirojë shumë, gjithmonë provojë të mësojë nga ta, por sigurisht jam shumë i lumtur që do ndajë fushën me Ronaldon sepse është lojtar që e admirojë shumë”.
Ndërkohë, Portugalia do zhvillojë dy ndeshje këtë nëntor, ndaj Irlandës dhe Serbisë./Lajmi.net/