Ibrahimovic në sulmin e Arsenalit? (FOTO)

Sipas mediave britanike, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet në Arsenal, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

22/05/2015 22:04

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Paris Saint-Germain, pas përfundimit të këtij sezoni.

Për këtë çdo ditë qarkullojnë njoftime nga Franca.

Kurse, në Angli, tabloidi britanik “Metro” në versionin online ka publikuar një formacion të mundshëm të Arsenalit për sezonin e ardhshëm e në të gjendet pikërisht Ibrahimovic.

Por, ai shoqërohet nga disa emra të tjerë që mund të nënshkruajnë me klubin londinez.