Ibrahimovic: Në Milan ndihem si në shtëpi, por e ardhmja nuk varet nga unë
Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për të ardhmen e tij.

Sport
Zlatan Ibrahimovic është jashtë fushave nga lëndimi që pësoi fundin e muajit të kaluar, ai mendohej se do të kthehej më shpejtë dhe në fakt filloi të stërvitej, por në stërvitje u pa qe suedezi ka ende probleme me dhimbje muskulore.
Pas disa jave mungesë, ai foli për “Corriere della Sera” ku tregoi për gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e tij.
“Jam gjithmonë ai tip që bëj aventura dhe kam bërë gjiron e botës. Në kamp stërvitor jemi të gjithë njësoj, të gjithë të barabartë”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Duhet të fitojmë diçka në vitin 2021, duhet të jemi të uritur në çdo moment. Kushdo çka ka bërë deri sot, nuk ka rëndësi, tani duhet ta demonstrojmë prapë kush jemi”, tha 39 vjeçari, transmeton lajmi.net.
“Më pyesin shumë për të ardhmen, edhe BBC më pyeti herën e fundit. Do të vazhdoj atë që jam duke bërë”, tha ai.
“Këtu ndihem si në shtëpi, jam mirë. Ka netë të mira dhe funksionon gjithçka mirë. Nuk e di a do jem këtu, jetës nuk i dihet duhet të lëvizësh përpara. Nuk kam kësi ego gjigante të them që vendos vetëm unë, familja ime është më e rëndësishmja nga të gjitha”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic./Lajmi.net/