Ibrahimovic kundër fëmijëve
Menaxheri i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola ka kërkuar nga klienti i tij të ndalet me shënimin e golave të jashtëzakonshëm dhe mendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain është duke e bërë futbollin francez të duket “shumë i lehtë”. Ylli suedez shënoi dy herë në fitoren 2:1 ndaj Nantesit të martën mbrëma me çka e kualifikoi…
Sport
Menaxheri i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola ka kërkuar nga klienti i tij të ndalet me shënimin e golave të jashtëzakonshëm dhe mendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain është duke e bërë futbollin francez të duket “shumë i lehtë”.
Ylli suedez shënoi dy herë në fitoren 2:1 ndaj Nantesit të martën mbrëma me çka e kualifikoi skuadrën e tij për në finalen e Kupës së Ligës.
Një prej shënimeve ishte vërtetë i jashtëzakonshëm pasi ai realizoi nga distanca, kurse në të dytin shënoi me kokë në çastet e fundit të takimit.
“Kur ai e shënoi golin e parë, qesha. Më dukej sikur luante me fëmijët e mi”, deklaroi Raiola gjatë një interviste për France Football.
“I kam thënë pas ndeshjes, ‘Të lutem, ndalu me gola të tillë përndryshe njerëzit do të mendojnë se futbolli francez është shumë i lehtë, është sikur je duke luajtur me fëmijë’. Në ditën kur Zlatan shënon një gol normal, do të ngrihem për të duartrokitur”, u shpreh Raiola.