Ibrahimovic kolumbian

Radamel Falcao i lënduar, Kolumbia e dëshpëruar. Disa ditë më parë edhe presidenti Juan Manuel Santos shkoi për të vizituar sulmuesin, dëshmi se i gjithë shteti është duke vuajtur për lëndimin e yllit të Monacos, i cili sipas gjitha gjasave do ta lë atë jashtë Kampionatit botëror. E tani çka të bëhet? Gjithçka, për të…

Sport

29/01/2014 12:50

Radamel Falcao i lënduar, Kolumbia e dëshpëruar.

Disa ditë më parë edhe presidenti Juan Manuel Santos shkoi për të vizituar sulmuesin, dëshmi se i gjithë shteti është duke vuajtur për lëndimin e yllit të Monacos, i cili sipas gjitha gjasave do ta lë atë jashtë Kampionatit botëror.

E tani çka të bëhet? Gjithçka, për të rikthyer besimin para fillimit të garës në Brazil. Përfshirë një fushatë interesante që është nisur në Twitter, në përpjekje për natyralizimin e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic për t’u paraqitur në Botëror me fanellën e Kolumbisë.

#NaturalizaIbra, ky është trendi i krijuar në rrjetin social me shpresë të ketë Ibrahimocin në fushë. Dëshirë e vështirë, por jo e pamundur në botën e futbollit 2.0.