Ibrahimi: Komunave iu janë marrë mbi 46 milionë euro, Qeveria hesht para krizës së kontratës kolektive

Kryetari i Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahmi, ka ngritur shqetësimin për një krize të thellë financiare që po e godet pushtetin lokal. “Asociacioni i Komunave të Kosovës ngre alarmin për një krizë të thellë financiare që po godet pushtetin lokal, si rezultat i vendimeve gjyqësore që burojnë kryesisht nga kontrata kolektive, një…

Lajme

25/06/2025 16:58

Kryetari i Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahmi, ka ngritur shqetësimin për një krize të thellë financiare që po e godet pushtetin lokal.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ngre alarmin për një krizë të thellë financiare që po godet pushtetin lokal, si rezultat i vendimeve gjyqësore që burojnë kryesisht nga kontrata kolektive, një akt që është imponuar nga niveli qendror, por që po e shkatërron financiarisht nivelin lokal”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka treguar se deri më tani iu janë marrë 46 milionë euro duke përfshirë Komunat si Prishtinën, Ferizaj, Prizrenin, Deçanin etj.

“Deri më sot, komunave iu janë marrë mbi 46 milionë euro si pasojë e vendimve gjygjësore ku shumica dërrmuese e të cilave shkojnë për zbatimin e një kontrate kolektive që as nuk është negociuar, as nuk është financuar nga vetë komunat. Kjo është një padrejtësi e rëndë institucionale dhe financiare që po paralizon zhvillimin lokal”.

 

 

Komunat më të dëmtuara nga kjo situatë janë:Prishtina – mbi 6.2 milionë euro;Ferizaj – rreth 6 milionë euro; Prizreni – mbi 4.8 milionë euro; Deçani – 3.2 milionë euro; Mitrovica – 2.4 milionë euro; Peja, Rahoveci, Vitia – mbi 2 milionë euro secila;Vushtrria – mbi 1.7 milionë euro; Skenderaj dhe Suhareka – mbi 1 milion euro

“Komuna e Ferizajit pothuajse e ka të bllokuara xhirollogarinë, duke mos qenë në gjendje të bëjnë as pagesat bazike. Nëse ky trend vazhdon, shumë projekte kapitale do të mbesin të pazbatuara, e qytetarët do të mbeten pa shërbime jetike, tha ndër tjera ai.

Ibrahimi ka akuzuar Qeverinë për heshtjen e kontratës kolektive.

“Qeveria po hesht, edhe pse e di që kjo situatë është pasojë e nivelit qëndror e jo atij lokal dhe e shkaktuar nga vetë ajo. Ka refuzuar me vite të ballafaqohet me problemin e kontratës kolektive, duke ia faturuar padrejtësisht komunave një barrë të papërballueshme”, ka potencuar ai për periskopi.

 

 

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës edhe një herë kërkon urgjentisht.

“Krijimin e një fondi emergjent nga niveli qendror për mbulimin e borxheve që nuk janë prodhuar nga komunat;Ndryshimin rrënjësor të qasjes qeveritare ndaj pushtetit lokal dhe një rishikim serioz të kontratës kolektive; Mosreagimi i mëtejshëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike por  është dëm i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të këtij vendi”, ka thënë Ibrahimi.