Ibrahimi i AKK-së del me thirrje: Komunat të mos paguajnë për stafin mbështetës në zgjedhje
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar mbi obligimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që obligon komunat të mbulojnë pagesat për stafin mbështetës, të angazhuar në procesin zgjedhor. Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, kjo përbën zhvendosje të padrejtë të përgjegjësive financiare dhe goditje direkte për buxhetet komunale. Në një deklarim për…
Lajme
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar mbi obligimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që obligon komunat të mbulojnë pagesat për stafin mbështetës, të angazhuar në procesin zgjedhor.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, kjo përbën zhvendosje të padrejtë të përgjegjësive financiare dhe goditje direkte për buxhetet komunale.
Në një deklarim për lajmi.net, Ibrahimi thotë se komunat veçse ndodhen nën presion të madh financiar.
“Situata bëhet edhe më shqetësuese kur dihet se niveli qendror ende nuk ka ekzekutuar pagesat për të njëjtin staf nga proceset e kaluara zgjedhore.
AKK e bën të qartë se organizimi dhe financimi i zgjedhjeve është përgjegjësi ekskluzive e KQZ-së dhe jo e komunave” ka thënë ai.
Me këtë rast, Ibrahimi ka kërkuar nga KQZ-ja që të ndalojë këtë praktikë dhe të marrë përsipër të gjitha obligimet financiare që lidhen me procesin zgjedhor.
“Çdo tentativë për bartjen e kostove të zgjedhjeve te komunat është e papranueshme dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga pushteti lokal” përfundoi Ibrahimi.