Ibra pëlqen gazetaren

Sulmuesi i Suedisë dhe Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin e tij të veçantë në fushë dhe jashtë saj. Ai e dëshmoi këtë duke ndërhyrë gjatë një interviste të trajnerit të gjigantit francez, Laurent Blanc për televizionin Al Jazeera. Jo rastësisht, ai e bëri këtë me qëllim për t’i rënë në sy gazetares, Malika…

Sport

10/12/2013 15:50

Sulmuesi i Suedisë dhe Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin e tij të veçantë në fushë dhe jashtë saj.

Ai e dëshmoi këtë duke ndërhyrë gjatë një interviste të trajnerit të gjigantit francez, Laurent Blanc për televizionin Al Jazeera.

Jo rastësisht, ai e bëri këtë me qëllim për t’i rënë në sy gazetares, Malika Menard, ish Miss Franca më 2010 e cila ishte duke e intervistuar Blancun.

Pasi vërejti bukurinë e saj, Ibra u shpreh: “Edhe unë duhet të flas për Al Jazeeran”.

Kurse, Blanc shtoi: “Nëse ajo ia kërkon një intervistë Ibrahimovicit, besoj se do t’ia jepte”. Menard nuk komentoi asgjë, vetëm buzëqeshte.