Ibra-Cavani para Messi-Neymar

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva beson se bashkëlojtarët e tij, Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani formojnë dyshe sulmuese më të mirë se yjet e Barcelonës, Neymar dhe Lionel Messi. Cavani dhe Ibrahimovic kanë shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni në Ligue 1 duke shënuar në total 24 gola, dhe braziliani i preferon ata,…

Sport

13/12/2013 17:20

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva beson se bashkëlojtarët e tij, Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani formojnë dyshe sulmuese më të mirë se yjet e Barcelonës, Neymar dhe Lionel Messi.

Cavani dhe Ibrahimovic kanë shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni në Ligue 1 duke shënuar në total 24 gola, dhe braziliani i preferon ata, para dyshes sulmuese të gjigantit katalan.

“Është vështirë të zgjidhni mes dy dysheve sulmuese. Neymar është një shok, por të tillë janë edhe Zlatan dhe Cavani. Një gjë është e sigurt se ata, së bashku me Messin janë jashtëzakonisht të fuqishëm”, deklaroi 29-vjeçari për L’Equipe.

“Ata janë dy prej reparteve sulmuese më të mira në botë por Cavani dhe Ibrahimovic luajnë së bashku më shpesh. Ndoshta edhe për shkak të lëndimit të Messit, kjo e bën dallimin tani për tani. Cavani dhe Ibrahimovic janë më të fuqishëm”, përfundoi ai.