Ia mori pesë armë me leje për t’i blerë, por nuk u paraqit asnjëherë te noteri

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar i panjohur i kishte kërkuar t’i shiste pesë armë zjarri, të cilat ankuesi i posedonte me leje valide. Sipas raportit policor, ankuesi ia kishte dorëzuar armët të dyshuarit, me marrëveshjen që kontrata për shitblerjen e tyre të nënshkruhej te noteri. Megjithatë, i dyshuari nuk është…

Lajme

08/10/2026 09:16

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar i panjohur i kishte kërkuar t’i shiste pesë armë zjarri, të cilat ankuesi i posedonte me leje valide.

Sipas raportit policor, ankuesi ia kishte dorëzuar armët të dyshuarit, me marrëveshjen që kontrata për shitblerjen e tyre të nënshkruhej te noteri. Megjithatë, i dyshuari nuk është paraqitur më për të përfunduar kontratën.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Gjilan  19.09.2026 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një person i pa njohur i kishte kërkuar t’i shiste pesë armë zjarri të cilat ankuesi i kishte me leje valide. Ankuesi i kishte dhënë armët e zjarrit të dyshuarit, por i njëjti  për të bërë kontratë për shitblerje tek noteri nuk ishte paraqitur më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/