I teti i pavërteti- as Srdjan Popoviq nuk arrin të bëhet nënkryetar

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka vazhduar dhënien e emrave të të propozuarve të Listës Serbe për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb. Tanimë janë dhënë emrat e 7 deputetëve, të cilët nuk morën asnjëherë më tepër se 9 vota për. Slavko Simiq, Zlatan Elek, Lilijana Stefanoviq, Verika Qeraniq, Millana Nikoliq, Branislav Nikoliq dhe…

Lajme

10/10/2025 11:38

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka vazhduar dhënien e emrave të të propozuarve të Listës Serbe për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Tanimë janë dhënë emrat e 7 deputetëve, të cilët nuk morën asnjëherë më tepër se 9 vota për.

Slavko Simiq, Zlatan Elek, Lilijana Stefanoviq, Verika Qeraniq, Millana Nikoliq, Branislav Nikoliq dhe Stefan Kovaqeviq dështuan të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur si nënkryetar.

Pas kësaj, Simiq propozoi emrin e deputetit Srdjan Popoviq.

Për tri herë radhazi u hodh në votim emri i tij, por i njëjti dështoi të marrë më tepër se 9 vota.

Popoviq ishte i propozuari i tetë me radhë nga radhët e Listës Serbe./Lajmi.net/