I shpërthen iPhone-i në xhep, djeg këmbën

Erik Johnson tha se eksplodimi i shkaktoi djegie të shkallës së tretë në këmbë, duke bërë që ai të kalojë 10 ditë në spital.

Fun

03/03/2015 19:19

Erik Johnson, 29 vjeçar, tha se ishte në Nju Gjersi tek një kushëri i tij ku ai papritur ndjeu nxehtësi në pjesën e këmbës së tij.

Si pasojë e kësaj, iPhone 5C i eksplodoi atij në xhep, transmeton Lajmi.net.

“E gjitha çfarë dëgjova ishte një boom, dhe filloi që të shkaktojë nxehtësi duke djegur këmbën time”, tha ai për VOA.

“Eksplodimi shkaktoi një djegie të menjëhershme, nuk filloi duke ma nxehur këmbën, thjeshtë e dogji atë menjëherë. Dhe mënyra e vetme që ta largoja celularin ishte duke i hequr pantallonat”, shton ai, transmeton Lajmi.net.

Ai tha se shpërthimi i shkaktoi një djegie të shkallës së tretë, duke bërë kështu që ai të kalojë 10 ditë në spital.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë: