I shpenzon 50 mijë euro për një natë

Është koha për shpenzimet e çmendura për Justin Bieber. Këngëtari kanadez, i cili e posedon një pasuri prej 130 milionë dollarësh, ka qenë protagonist në një lokal nate striptizi në Miami. Pasi i kaloi pushimet dimërore në Colorado, dy netë më parë Justin ka udhëtuar drejt Floridas, për të marrë pjesë ne festën e ditëlindjes…

ShowBiz

23/01/2014 11:05

Është koha për shpenzimet e çmendura për Justin Bieber. Këngëtari kanadez, i cili e posedon një pasuri prej 130 milionë dollarësh, ka qenë protagonist në një lokal nate striptizi në Miami.

Pasi i kaloi pushimet dimërore në Colorado, dy netë më parë Justin ka udhëtuar drejt Floridas, për të marrë pjesë ne festën e ditëlindjes së reperit Lil Scrappy.

Aty ka vallëzuar, ka pirë dhe ka asistuar në një performancë të vashave seksi, që bënin striptiz. Ai është treguar kavaljer, duke i shpërblyer ato me gjentilesë.

Sipas një zëdhënësi të ‘King of Diamonds’, ky është emri i klubit, Justin ka hyrë në klub me 75 mijë dollarë. Para të cilat do t’i mjaftonin një familjeje amerikane për një vit.

Mirëpo, Justin ka menduar mirë për t’i shpenzuar në këtë lokal nate. E gjithë kjo në një kohë krize.