I shkaktoi frikë fëmijës, largohet nga puna edukatori i mbuluar me tatuazhe

Një edukator kopshti i mbuluar në të gjithë trupin me tatuazhe, përfshirë edhe pjesën e bardhë të syrit, deklaroi se u suspendua nga mësimdhënia, pasi një nga prindërit e nxënësve u ankua se fëmija e tij kishte frikë prej tij.

Fun

28/09/2020 18:46

Sylvain Helaine jepte mësim në shkollën fillore “Docteur Morere” në Palaiseau të Francës përpara se prindërit e një 3-vjeçari të ankoheshin vitin e shkuar tek autoritetet, ku u shprehën se djali i tyre kishte makthe natën pasi pa për herë të parë mësuesin, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Autoritetet tashmë kanë marrë vendim që 35-vjeçari, i njohur edhe si francezi me më shumë tatuazhe, mund të japë mësim për fëmijët mbi 6 vjeç, por jo për parashkollorët, bëri me dije të hënën A2news.

Helaine ka lindur në Paris dhe tatuazhin e parë e realizoi në moshën 27 vjeçare. Që nga ajo kohë ai ka shpenzuar mbi 40 mijë euro për të mbushur trupin e tij me vepra artistike. /Lajmi.net/