I plagosuri në Mitrovicë është 36 vjeçar, dërgohet në QKUK

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka konfirmuar gjendjen e personit të plagosur sot me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës. Zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, ka deklaruar për “Jepi zë” se rreth orës 13:50 është pranuar një person i plagosur me armë zjarri. “Sot rreth orës 13:50, është pranuar një person (1990), i…

Lajme

01/02/2026 16:50

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka konfirmuar gjendjen e personit të plagosur sot me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, ka deklaruar për “Jepi zë” se rreth orës 13:50 është pranuar një person i plagosur me armë zjarri.

“Sot rreth orës 13:50, është pranuar një person (1990), i plagosur me armë zjarri, me plagë hyrëse/dalëse në këmbë. Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe pas ekzaminimeve të nevojshme, i plagosuri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë,” ka bërë të ditur Fazliu.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar më herët se lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person i dyshuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.