I nxehti ekstrem, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Marsit

Policia e Berlinit ka përdorur topa uji për të freskuar mijëra fansa të Bruno Marsit që prisnin jashtë “Olympiastadion”. Kjo formë e freskisë ka ardhur pasi temperaturat kanë shkuar deri në 40°C gjatë valës së të nxehtit që së fundmi ka prekur Evropën. Radhë të gjata janë formuar disa orë para koncertit, me shumë fansa…

ShowBiz

29/06/2026 12:26

Policia e Berlinit ka përdorur topa uji për të freskuar mijëra fansa të Bruno Marsit që prisnin jashtë “Olympiastadion”.

Kjo formë e freskisë ka ardhur pasi temperaturat kanë shkuar deri në 40°C gjatë valës së të nxehtit që së fundmi ka prekur Evropën.

Radhë të gjata janë formuar disa orë para koncertit, me shumë fansa që kërkonin hije dhe konsumonin sasi të mëdha uji për t’u përballur me të nxehtin ekstrem.

Në të gjithë qytetin, banorët dhe turistët u freskuan në shatërvanë publikë, ndërsa pjesë të qendrës së Berlinit ishin çuditërisht më të qeta, pasi Gjermania po përjetonte disa nga temperaturat më të larta të vitit.

Fansat e përshkruan të nxehtin si shumë më intensiv se sa e kishin pritur, me disa që thanë se kishin konsumuar tashmë disa litra ujë para koncertit.