Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur sot konferencë për media. Nga kjo organizatë është bërë e ditur se më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton lajmi.net. Përmes një konference për media, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni…

Lajme

29/06/2026 13:24

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur sot konferencë për media.

Nga kjo organizatë është bërë e ditur se më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton lajmi.net.

Përmes një konference për media, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore.

Gucati deklaroi se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.

“Do të jetë protestë paqësore, me mesazhin e fundit që shpresojmë që krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë”deklaroi Gucati./Lajmi.net/