I ndërroi disa parti politike, por Albena Reshitaj thotë se i përkiste gjithmonë LDK-së
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Albena Reshitaj ka folur sot gjatë pauzës së seancës konstituive. Për grupin parlamentar ku është tani, atë të LDK-së, Reshitaj tha se “ka përkuar gjithmonë”, shkruan lajmi.net. “Është rikthimi im aty ku përkoj dhe kam përkuar gjithmonë, kështu jam shumë e lumtur që jam pjesë e grupit parlamentar të LDK-së.…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Albena Reshitaj ka folur sot gjatë pauzës së seancës konstituive.
Për grupin parlamentar ku është tani, atë të LDK-së, Reshitaj tha se “ka përkuar gjithmonë”, shkruan lajmi.net.
“Është rikthimi im aty ku përkoj dhe kam përkuar gjithmonë, kështu jam shumë e lumtur që jam pjesë e grupit parlamentar të LDK-së. Sot është seanca e parë konstituive e Kuvendit, tani presim që të zgjedhim edhe kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Sot në rend të ditës kemi vetëm konstituimin e Kuvendit mirëpo është me rëndësi për mua ta di se kush do të jenë ata nënkryetar që do të përfaqësojnë partitë politike përfshirë edhe komunitetet”, ka thënë Reshitaj.
Ajo ka thënë se për të qenë konstruktiv dhe për të ruajtur një moral politik në vend, duhet që Vjosa Osmani të jetë Presidente.
“Mirëpo, siç është deklaruar ajo normalisht që nuk do të lë mundësi që të mbetet peng vendi për shkak të emrit të saj. Unë dua të besoj që në diskutimet që janë duke vazhduar në mes LDK-së dhe VV-së, do të arrihet një marrëveshje që do të jetë e mirë dhe e qëndrueshme mbi të gjitha për Kosovën”, ka shtuar Reshitaj.
Ajo ka thënë se Kosova duhet të ketë institucione të qëndrushme.
“Besoj që lidershipi i çdo partie tashmë e ka kuptuar që qytetarët kërkojnë një bashkëpunim në mes të partive politike. Çdo herë në zgjedhje që ne po shkojmë po jep një mesazh që duan që ne të bashkëpunojmë dhe kjo është e rëndësishme që ne të bëjmë një strategji të bashkëpunimit të mirë me komunitetet që t’ia japim mundësinë por jo duke u përçarë mes vete. Partitë shqiptare t’i japin mundësi komuniteteve që të kërkojnë atë që iu jep Kushtetuta sepse do të kemi mundësi të kemi edhe komunitetet pjesë të Qeverisë por edhe partitë shqiptare të reflektojnë që të jenë bashkë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës”, ka thënë Rshitaj.
Ajo ka thënë se beson që grupi parlamentar i LDK-së do të marrë një vendim në të mirë të Kosovës.
“Parimi është që të përkrahim ata që na përkrahin dhe të jemi konstruktiv në lidhje me themelimin e institucioneve të Kosovës. Qytetarët na kanë thënë edhe në zgjedhjet e fundit që nuk është e shëndetshme për demorkacinë që një parti t’i ketë tri pozitat e rëndësishme të shtetit. Unë besoj se në një reflektim të përgjithshëm do të ketë një bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të LDK-së dhe VV-së”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/