I mori një shumë të madhe parash me shantazh, arrestohet një person në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një person i cili dyshohet për shantazh.

Lajme
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se duke shantazhuar viktimën e gjinisë femërore, i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash, raporton lajmi.net.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq që nuk dihet se sa është shuma që i njëjti i ka marrë viktimës./Lajmi.net/