I mituri u pa me armë në hapësirat e shkollës së mesme, policia më pas e arreston
Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur dhe i kanë konfiskuar një revole. Më parë është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë, dhe pas marrjes së lajmit policia menjëherë ka intervenuar dhe ka arrestuar të miturin. “Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur dhe i kanë konfiskuar një revole.
Më parë është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë, dhe pas marrjes së lajmit policia menjëherë ka intervenuar dhe ka arrestuar të miturin.
“Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” /Lajmi.net/