​I mituri kërcënon me thikë për 2 euro, arrestohet nga Policia

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se dje djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari në Miradi të Ulët të Fushës Kosovës. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari, gjithashtu i mitur, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Ky…

Lajme

08/05/2025 10:40

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se dje djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari në Miradi të Ulët të Fushës Kosovës.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari, gjithashtu i mitur, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Ky rast është trajtuar si “Detyrim” dhe është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 07.05.2025 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët. I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.