I mituri goditi me thikë në çantë bashkëmoshatarin e tij duke menduar se aty kishte libra, prokuroria po e akuzon për tentim vrasje – Flet avokati i tij
Një 17 vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij pas një mosmarrëveshje me 25 tetor 2024 në Podujevë, që sipas tij kishte menduar se në çantë kishte libra. Avokati i të akuzuarit, Naim Rudari në një intervistë për lajmi.net ka thënë se i mituri është ngarkuar me veprën penale “Vrasje në tentativë”…
Lajme
Një 17 vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij pas një mosmarrëveshje me 25 tetor 2024 në Podujevë, që sipas tij kishte menduar se në çantë kishte libra.
Avokati i të akuzuarit, Naim Rudari në një intervistë për lajmi.net ka thënë se i mituri është ngarkuar me veprën penale “Vrasje në tentativë” nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur.
“Prokuroria ka ngrit propozimin për masë ndëshkuese, që konsiderohet si lloj aktakuze por te të miturit nuk quhet aktakuzë dhe kemi filluar me procesin gjyqësor. Në Gjykatë janë dëgjuar dëshmitarët e tjerë, është dëgjuar vetë i dëmtuari, shokët e tjerë të klasës që kanë qenë prezent dhe e dëshmojnë që gjithçka ka ndodhur në një formë duke luajtur mes vete shokët e klasës. Por, sido që të jetë nuk argumentohet në asnjë formë se *** ka dashur apo ka pasur qëllim apo motiv që ta vras shokun e tij të klasës e që ajo të ketë mbetur në tentativë”, ka thënë Rudari për lajmi.net.
Ai ka thënë se i akuzuari pasi që e ka goditur shokun e tij të klasës, bashkë me shokët e tjerë e ka marrë dhe e ka dërguar te mjeku viktimën për t’ia dhënë ndihmën e parë.
Sipas Rudarit, ekspertizat mjeko-ligjore kanë konstatuar se lëndimet që ka marrë ai janë lëndime të lehta trupore. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqeni videon: