I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarreve në Prizren dërgohet me Aeroplan special në Turqi
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi. Për këtë ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ku thuhet se në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, Abdurrahman Memajt do t’i mundësohet trajtimi mjekësor. “Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me…
Lajme
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi.
Për këtë ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ku thuhet se në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, Abdurrahman Memajt do t’i mundësohet trajtimi mjekësor.
“Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren”.
“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar. Lusim Zotin Fuqiplotë që Abdurrahman Memaj të gjejë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes së tij”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.