I la fishekzjarret në garazh, i ndodh e papritura

Fishekzjarret supozohet të vendosen në vende të sigurta, me qëllim që në rast shpërthimi të mos sjellin dëme apo lëndime.

Fun

07/01/2020 13:33

Megjithatë, një këshillë të tillë duket se nuk e ka marrë parasysh një person nga Britania e Madhe, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur ende, transmeton lajmi.net.

Në një video të ngarkuar së fundmi nga tabloidi i ‘Daily Mail’, shihen shpërthime të vazhdueshme të një sasie të madhe të mjeteve piroteknike.

Dendësia e shpërthimit, siç shihet në video, ka bërë që të digjet edhe parkingu, prej ku edhe ka filluar shpërthimi i fishekzjarreve.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/2460773247584654/