I kapen pistoletë, fishekë e brisk në çantë – prangoset i dyshuari në Vrellë
Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrellë të Istogut, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Policia bën të ditur se gjatë një kontrolli tek i dyshuari në një çantë krahu është gjetur një pistoletë me karikator, 14 fishekë si dhe një brisk. Pas inicimit të rastit i dyshuar në konsultim me…
Lajme
Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrellë të Istogut, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Policia bën të ditur se gjatë një kontrolli tek i dyshuari në një çantë krahu është gjetur një pistoletë me karikator, 14 fishekë si dhe një brisk.
Pas inicimit të rastit i dyshuar në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt